Takimi i thirrur në Presidencë nga Ilir Meta me ambasadorët e Bashkimit Europian në Shqipëri, ende nuk është i qartë se pse është thirru kjo trupë, kur herën ë fundit që Presidenti e bëri këtë kishte një përplasje me SHBA-në, apo ambasadën amerikane në Tiranë.


Presidenca bëri të ditur se për 60 minuta Presidenti ka takuar përfaqësuesit diplomatik të BE-së në Tiranë, pa dhënë ndonjë platformë apo objekt.


Sipas burimeve mësohet se presidenti i ka dorëzuar një dokument me disa pika ambasadorëve të shteteve të BE-së, duke e cilësuar si një “hartë” me pika të kuqe për të cilin kreu i shtetit nuk e kalon.


Por siç duket, Meta duke u nisur edhe nga logjika e takimit të pritshëm për të zhvilluar takimin e parë të hapjes së negociatave, sipas gjasave ka bërë të ditur konceptin e tij për zhvillimet politike. Koncept, i cili nuk ka enigmë që ka jo rezervë por kundërshtim me qëndrimet e qeverisë dhe mazhorancës.



Meta, siç ka bërë të ditur, nuk do të njohë asnjë vendim të Parlamentit, madje edhe pas zgjedhjeve të 2021, nëse nuk do të kenë përkrahjen e tij.


Presidenti, sipas të gjitha gjasave i ka bërë të ditur përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, se ai nuk do të njohë asnjë marrëveshje apo vendim që Kuvendi do të marrë për reformën zgjedhore.


“I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjësojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta në lidhje me takimin.



Që do të thotë qartë se Presidenti nuk do të dekretojë as listat e hapura as koalicionet. Megjithatë, Presidenti bën të ditur se përkrah Këshillin Politik, e nëse ky i fundit do të marrë një vendim për dy qëllimet e mazhorancës, ka një paqartësi nga ana e Presidentit. Megjithatë, mund të thuhet se Meta i ka paraprirë Lulzim Bashës, ai sot e ka thënë zyrtarisht se nuk do të pranojë heqjen e koalicioneve e listat e hapura, madje do t’i refuzojë me dekret.