Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live” nga Hatay i Turqisë,  Anell Ygit  ka treguar për situatën e vështirë në të cilën ndodhen bashkëkombasit e tij.

Ai tregoi se njerëzit nodhen në makina duke flejtur dhe se kanë nevojë për ushqime, ujë dhe një vend kur mund të qëndrojnë.

“Ne humbën shtëpinë tonë dhe ne jemi duke u larguar nga qyteti. Po përpiqemi të gjejmë një vend ku të strehohemi sepse tërmetet vazhdojnë.

Është gjendje shuumë e keqe. Qindra e mijëra po largohen nga hatai, dhe shërbimet vijojnë operacionet e shpëtimit.

Vazhdojnë përpjekjet sepse ka shpresë që mund të nxjerrim njerëz të gjallë. Kemi nevojë për ndihmë.

Njerëzit këtu kanë nevojë për ushqime, ujë dhe vende ku të flejmë. Njerëzit që kanë makina po qëndrojnë aty. Kemi nevojë për çadra, tenda ku të flejnë”, ka folur nga Turqia Anell Ygit.

Ai foli edhë në lidhje me momentin e fatkeqësisë, dhe se në atë momënt ndodheshin në gjumë: “Dolëm nga ana e pasme e ndërtesës, menduam se do vdisnim. Tashmë po ikim drejt Ankarasë”.