Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, u mbajt sot seanca e radhës për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit.
Në një deklaratë për mediat, Mediu reagoi duke u shprehur se Prokuroria e Posaçme po merr dëshmitarë formalë në seancë dhe se deri tani nuk ka asnjë të dhënë të re nga çështja “Gërdeci”.
“Besoj që kjo është rruga më e drejtë pse nuk duhet bërë në këtë formë, përmes video konferencës, vijon një lloj gjyqi që qartësisht prokuroria nuk po japin asnjë të dhënë të re, dëshmitarët vijojnë të mbajnë qëndrimin për t’u mos u pyetur, njerëz që kanë qenë kontraktorë apo kanë marrë vendime, mos përgjigja e tyre tregon se prokuroria i kanë sjellë si dëshmitarë formalë”, tha Mediu.
Herën e fundit zgjati rreth një orë seanca. Ish-ministri Fatmir Mediu, i pandehur për këtë çështjë, nuk pranoi që të pyetet nga prokurorët e SPAK, duke nënvizuar se do të përgjigjet në fund të procesit, pasi janë dëgjuar të gjitha palët e dëshmitarët.
“Po Znj.Gjyqtare pranoj t`u përgjigjem çdo pyetje të prokurorëve apo pyetjeve tuaja, por do ta bëj këtë në fund të këtij procesi, mbasi të jenë dëgjuar gjithë dëshmitarët e palëve dhe të jenë shqyrtuar të gjitha aktet dhe provat shkresore.“- tha Mediu në gjykatë.
Mediu u shpreh se nuk ka bëjë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë. Nga ana tjetër Mediu ka thënë për mediat pas mbarimit të seancës se me këtë gjyq po luhet me ndjenjat e familjarëve.