I dënuari me burgim të përjetshëm Ardian Çapja nuk mori pjesë në varrimin e nënës së tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i dha leje të dënuarit, i cili ndodhet në një institucion të sigurisë së lartë. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se familja e Çapjas kishte dorëzuar që në orët e para të mëngjesit dokumentet që vërtetonin ceremoninë mortore, me kërkesën që ai të lejohej të merrte pjesë në varrim.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte kërkuar mbështetjen e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dënuarit, përveç autokolonës së forcave speciale që do të angazhohej për shoqërimin e tij. Por sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Policia nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës, duke bërë që Çapja të mos mund të merrte pjesë në ceremoninë mortore./ Top Channel

