Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, ku dyshohet se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases me iniciale O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Pas ngjarjes, e reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu njoftohet se grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

