Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e një 50-vjeçari shqiptar në Selanik të Greqisë.

Në mediat greke është publikuar dhe video e rëndë, ku shihet se viktima qëllohet të paktën 3 herë me armë zjarri, duke ndërruar jetë. Sipas raportimeve, viktima dhe autori kanë qenë miq me njëri-tjetrin, pasi të dy janë shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri, i cili nisi teksa të dy po pinin kafe në një lokal. Më pas autori dhe viktima janë larguar me makina, për t’u konfliktuar sërish pranë një karburanti.