Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë tregu tek Medreseja në Tiranë.

Mësohet se janë përplasur dy automjete, ndërsa ekipet e  Ambulancës shihen të jenë në vendngjarje dhe raportohet se janë lënduar 6 persona.

Mësohet se të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë shëndetësore.