Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se viktima është gjetur në zonën e Yzberishtit, tek rrethi, teksa është identifikuar si 75-vjeçari me inicialet L.B. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak, pasi në trup nuk ka shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Policia bën me dije se: Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.