Gjendet një mjet i djegur në afërsi të Ishmit, ndërsa mendohet se është përdorur nga autorët e masakrës mbrëmë në Don Bosko.

Bëhet i ditur se automjeti është tip “BMW” teksa policia po heton nëse mund të gjej në të ndonjë provë të mundshme për të identifikuar kështu autorët ngjarjes së rëndë në “Don Bosko”. 

Nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mbeti e vrarë një grua, Mimoza Paja, dhe u plagosën 5 të tjerë. Ndërkohë, ‘objektiv’ i atentatit dyshohet të jetë xhaxhai i Fatjon Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, Seit Murati, i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë breshëria e plumbave nuk kurseu as klientët e lokalit që në kohën kur ndodhi sulmi ishin duke parë një ndeshje futbolli, ndërsa bëhet fjalë për shtetasit Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.