Kryeministri Edi Rama do të garojë në zgjedhjet e 11 majit si pjesë e listës së mbyllur në qarkun e Tiranës.
Lajmi është bërë i ditur pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste, ku janë publikuar dhe emrat e kandidatëve.
Kujtojmë se Rama kishte deklaruar më herët që ai vetë do të kandidonte në listat e hapura dhe se listat e mbyllura do të plotësoheshin nga kandidatet gra, e po ashtu nga prurjet e reja nga portali “Deputeti që duam”.



