Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare dhe një 15-vjeçare kanë përfunduar në spital.

Sipas policisë, adoleshentja dhe 38-vjeçarja dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar. Fatmirësisht, të dyja shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Në pavionin e Toksikologjisë kanë shkuar për ndihmë mjekësore një 38-vjeçare dhe një 15-vjeçare, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar. Të dyja shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.