Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje, tek vendi i njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 5 automjete, mes tyre dhe një autobot që transporton çimento. Ndërkohë, raportohet se dy të lënduar janë dërguar në spitalin e Lushnjes.
Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore, teksa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.





