Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, me pasoja fatale.

Raporothet se ngjarja ka ndodhur tek Ura e Çerkezës, ku automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç. Për pasojë, 42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, Ndërkohë, shtetasja A.P. është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.