Personat që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve që mbetën të vrarë nga atentati me mbi 30 plumba ditën e sotme në Lezhë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda, viktima nuk ruhej, dhe gjithmonë shoqërohej me të shoqen. Ata sapo kishin dalë nga një lokal në autostradën Lezhë-Shkodër dhe kanë qenë rrugës për në banesën e tyre e cila ndodhet rreth 30 minuta larg prej vendit të ngjarjes.