Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, teksa një i moshuar është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se viktima është gjetur në lagjen “15 Tetori”, teksa sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 70-vjeçari, banor i lagjes, ndodhej në ambientet e një lokali kur nuk është ndier mirë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk është arritur të shpëtohet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.