Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se, i riu është konfliktuar me njerkun e tij, i cili dyshohet se e ka goditur adoleshentin me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Pas ngjarjes, 18-vjeçari është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.
Ndërkohë mësohet se, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, 37-vjeçarit Niko Baka.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe shkaqeve që çuan në plagosjen e të riut.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.
Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.
Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

