Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bregdetin e Darëzezës së Fierit.

Pavarësisht ndërhyrjes së dy mjeteve zjarrfikëse, zjarri nuk është shuar dot për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, me të cilat ishte ndërtuar lokali.

Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë rënien e zjarrit, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet, tymi ka përfshirë zonën. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.