“Ligji i luftës, absurditet”!
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Athinë. Rama shtoi se do punojë me liderët e Greqisë, të cilët i cilësoi si “miq” për të krijuar një epokë të re, partneriteti strategjik.
Në fjalën e Ramës nuk mungua as akuzat për opozitën. Kryeministri tha se në shumë raste opozita ka ndërhyrë në këtë çështje, të cilën sipas tij e ka komplikuar dhe ngatërruar më shumë, në vend që ta rregullojë.
“Ligji i luftës absurditet. Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet edhe kjo edhe çfarë ka çështje të mbetura ku është ngatërruar politika padrejtësisht dhe bufat kanë bërë rrëmuja dhe kanë futur gjithë dynjanë në sherr, ne do ja dalim dhe në bashkëpunime me miqtë e Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik.”- tha Rama.



