Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has, ku një 21-vjeçare është gjetu e pajetë ngafamiljarët e saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Qarr, ndërsa parpaprakisht dyshohet se e reja është vetvarur. Vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Qarr, është gjetur nga familjarët, në banesë, e pajetë, shtetasja M. Rr., 21 vjeçe.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.

Vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.