Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orën 14:40 në lagjen “Apollonia”, ku viktima banonte dhe dyshohet se 68-vjeçari ka kreyer vetëvrasje, duke qëlluar veten me armë gjahu. Viktima është shtetasi me iniciale S.M., ndërsa shkaku nuk është bërë i ditur ende.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij, shtetasi S. M., 68 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.