Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk i kurseu ironitë dhe sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e PD.
është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i thënë të mos përdorë emrin e Zotit dhe Skënderbeut për të mbuluar vjedhjet, teksa shtoi se populli e ka braktisur PS-në.
“Do të njoh shqiptarët me projektet e Shqipërisë Madhështore, do të jetë ëndërr e bërë realitet. Para se të ndalem, unë kam një kërkesë thirrje për Edi Ramën: Edi Rama mos përdor emrin e Zotit, mos përdor mos përdor emrin e Skënderbeut, mos përdor emrin e Ismail Qemalit, mos përdor flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet. Vjedhjet e ekipit të hajnave, e rrope këtë vend 12 vite me radhë. Asgjë nuk mbulon vjedhjet e tyre. Edi Rama populli të ka braktisur, Shqipëria dhe bota e pa sheshin bosh. Nuk the një fjalë të vetme për shqiptarët.”- tha Berisha.



