Nuredin Dumani ka zbuluar të tjera ngjarje të rënda ku ka qenë i përfshirë.

Mësohet se Dumani ka dëshmuar ditën e sotme para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, lidhur me procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit.

Mësohet se nën masa të rrepta sigurie, Dumani u nxor nga qelia dhe u dërgua në bankën e dëshmitarit në GJKKO, ku ka dhënë deklarimet e tij.

Dumani rrëfyer se me kërkesë të Erion Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt, me thikë në verën e vitit 2020. Dumani ka treguar gjithashtu, se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet.

Përpara gjykatës ai është shprehur se për vrasjen është paguar nga Erion Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen.

Sipas tij, për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka pasur rolin e shoferit.