Kuvendi miratoi sot heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish-zv. kryeministrit. Nga deputetët që ishin të pranishëm, 117 votuan pro teksa 3 abstenuan.
Por kush ishin deputetët që nuk nxorrën kartonin jeshil në sallë? Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu janë tre deputetët që kanë abstenuar në votimin për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Ky ishte hapi i fundit që i takonte kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do njoftojë SPAK për vendimmarrjen dhe më pas do bëhet botimi në Fletoren Zyrtare. SPAK do marrë leje në Gjykatë për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetaj, i cili është në mungesë. Gjithçka tjetër mbetet në dorën e Prokurorisë SPAK.