Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar mesditën e djeshme në Borsh.
Aksidenti me dy viktima mësohet se ka ndodhur pasi automjet tip “Benz”. që po lëvizte me shpejtësi te madhe është përplasur kokë më kokë me një furgon. Në furgon po udhëtonin dy viktimat, të cilët mësohet se po transportonin peshk. Çifti i bashkëshortëve janë identifikuar si Kastriot dhe Donika Mehmeti, të cilët humbën jetën nga përplasja e fortë.
Shoferi i mjetit tjetër, Myfit Qejvanaj, është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ai ka marrë plagë në kokë dhe ka hemorragji. Pasagjeri Petrit Kapllanaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



