Një konflikt verbal ka degraduar në dhunë brutale ditën e sotme në fshatin Borizanë pranë Krujës.

Mësdohet se konflikti ka nisur për shkak të një guroreje, ndërsa nga dhuna me sende të forta kanë mbetur të plagosur 2 persona. Sakaq, mësohet se të plagosurit Jashar Maja dhe Bilbil Maja, të cilët janë dërguar drejt spitalit, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po hetoon për zbardhjen e plotë.