Një i burgosur ka tentuar të arratiset ditën e djeshme nga Burgu i Fierit.

Mësohet se Bledar Selmanaj tentoi të arratisej të mërkurën, teksa ishte në ajrim. Ai tentoi të dilte nga rrethimi i burgut, por u ndalua në kohë nga efektivët e sigurisë.

Bledar Selmanaj ishte i dënuar për vrasjen e Xhulian Bullarit, teksa raportohet se ai ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset.