Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shkodër pak më parë, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se kemi të bëjmë me një atentat të dëshuar, shënjestra e të cilit ka qenë shtetasi Elvis Hoxha. Autorët kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës së Hoxhës, e cila ishte e parkuar në lagjen “Rus”, pranë vendit të njohur si “Haxhagict”.

Në automjetin që u qëllua janë gjetur katër plumba pistolete, teksa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.  Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat.