Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së djeshme (6 gusht) në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ishte i pranishëm gjatë një konflikti të çastit.

Sipas informacionit të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi i identifikuar si Baftjar Vrapi 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i moshuari nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin e ndodhur mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.

Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në vendngjarje.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Roskovec/ Informacion paraprak:

Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B. V., 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.