Është identifikuar shoferi që ka përplasur me dashje një qen në qyteti ne Korçës. Raportohet se bëhet fjalë për të riun Joan Çipi, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë duke përplasur me makinë një qenush që ishte në rrugë. Kjo video është publikuar në rrjetet sociale duke ngjallur reagim të fortë nga qytetarët, ndërsa policia ka njoftuar se e ka shpallur në kërkim të riun.

Sa i përket qenit, raportohet se ka marrë ndihmën e nevojshme veterinare por gjendja e tij vijon e rëndë pasi ka marrë goditje të fortë.