Ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi do të vijojë të qëndrojë në qeli, me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e tij për shfuqizimin e masës “arrest me burg”, si dhe kërkesën për kthimi ne telefonit të tij tij celular, ku pretendon se provat e marra gjatë këqyrjes janë jo kushtetuese. Por Kushtetuesja thotë se këtë pretendim të Berberit nuk e ka marrë në shqyrtim dhe se duhet t’i drejtohet shkallëve të tjera.
Ish-kreu i ARRSH, Ervis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, teksa një muaj më herët oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e tij, kur ai ishte ende Drejtor i ARRSH-së, duke sekuestruar 4 aparate telefonike, pajisje të ndryshme kompjuterike dhe një sërë dokumentesh. Pikërisht materialet e marra nga këto telefonë, posaçërisht ai i gruas së Berberit, Adela Ruko, u shndërrua në një minierë ari për SPAK.




