
Një incident është shënuar gjatë aktivitetit të Partisë Socialiste në Shkodër për zgjedhjet e 25 prillit, ku kryeministri është përballur me një situatë të sikletshme.
Gjatë kohës që po fliste para simpatizantëve të PS, një person e ka sharë nga nëna kryeministrin Rama. Ndonëse personi nuk dëgjohet, episodin e shëmtuar e ka treguar vetë shefi i qeverisë teksa i ka dhënë një përgjigje.
Rama tha se kjo është PD e Shkodrës.
“Çfarë ka me nënën time ai andej? Ajo është demokracia? Ajo është PD në fakt. Një njeri andej që më dërgon dëshirën e tij lidhur me nënën time që është në botën tjetër. Ajo është PD e Shkodrës, ai është një që i kanë thënë shko tani dhe thuaj atë të nënës atij që po flet. Ajo është demokracia që do Shkodra? Për atë votojnë stërnipat e Marubit, stërnipat e Luigj Gurakuqit, për atë votojnë stërnipat e Migjenit dhe të gjithë atyre yjeve që shkëlqejnë kaq fuqishëm në qiellin e historisë sonë? Për atë? Pikërisht se kanë votuar për atë 30 vjet.”, tha Rama.

