Është mbajtur ditën e sotme seanca e rradhës për tragjedinë e Gërdecit, kundër ish-minisrit Fatmir Mediu.

Ky i fundit, përmes avokatëve ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar. Pas rreth 2 orësh në seancë, gjykata është tërhequr për të marrë një vendim. Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë pyetur më herët, e po ashtu personat ndaj të cilëve ka përfunduar hetimi. 

Sipas avokatëve, ka dyshime se shpërthmi nuk ishte aksident dhe dikush ka ndezur një zjarr të qëllimshëm brenda depos së demontimit të armëve.