Ka nisur zyrtarisht protresta e PD, teksa ka zbritur në terren Sali Berisha së bashku me zyrtarë të lartë të PD.
Bëjmë me dije se në terren janë mbledhur qindra protestues, teksa janë blinduar Kryeministra dhe Kuvendi i Shqipërisë.
Ndërkohë kujtojmë se sot do të jepet vendimi për ‘vulën’ e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës, ndërkohë që ish Kryeministri ka thirrur një protestë kombëtare para Kryeministrisë.
Shpesh drejtues të lartë të PD janë shprehur se kjo protestë nuk ka lidhje aspak me gjyqin që po zhvillohet për vulën e PD.