45 persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pas një operacioni të zhvilluar që në orët e para të mëngjesit.
7 të tjerë janë shpallur në kërkim, teksa në total janë lëshuar 52 urdhër-arreste. Këta persona ishin pjesëtarë të disa grupeve kriminale, që vepronin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Përmes pamjeve shihet momenti kur efektivët e policisë tashmë vijojnë punën për transportimin e të arrestuarve drejt Tiranës, ku do të bëhet edhe marrja e tyre në pyetje, teksa një prej tyre i ka nxjerrë dhe gishtin e mesit kamerave.
Aksioni ka nisur prej mesnatës dhe qyteti i Elbasanit është mbajtur në rrethim të plotë, një operacion që ka nisur pas dëshmive të Nuredin Dumanit, i cili ka dhënë emra të personave të përfshirë në grupe kriminale.
Gjithashtu në këtë operacion janë sekuestruar edhe lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.