Protesta e organizuar nga opozita pasditen e sotme nuk shpëtoi pa incidente, teksa në përfundim pati përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Pas përfundimit të fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, organizatorët i ftuan qytetarët të shkonin drejt godinës së kryeministrisë për të ndezur qirinj në nder të viktimave si Klodian Rasha, Lear Kurti etj, të cilët sipas opozitës I ka vrarë qeveria. Megjithatë, në këtë moment disa qytetarë shprehën mllefin e tyre, duke goditur me shkelma dhe grushte derën e blinduar të godinës.

Në këtë moment ndërhynë dhe forcat e policisë, të cilët tentuan të qetësonin situatën. Mes përplasjeve pati dhe një të ri që u shoqërua në komisariat, për të cilin pritet ende reagimi i uniformave blu, për të treguar shkakun e shoqërimit.