Gazeta Shqip ka siguruar ditën e sotme foton e Mimoza Pajës, banakieres e cila mbeti viktimë pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Bëjmë me dije se n gjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, në orën 21:05, ku  mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare.

Mësohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të lokalit, teksa po lëviznin me një motor. Lokali ku ndodhi ngjarja, rezulton në pronësi të Fatjon Muratajt, i cili është një emër i njohur në botën e krimit.

Këtij të fundit, gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpiak”, por mbrëmjen e djeshme, ai nuk është gjendur në banesë nga forcat e policisë. Efektivët po kryejnë verifikimet nëse ka shkuar në spital.

Pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku ishte me Indrit Doklen në makinë dhe më pas gjykata i ka caktuar masën e sigurisë.