Personi që shihni në foton e mëposhtme është 20-vjeçari Antonio Mateli, i cili humbi jetën tragjikisht pasditen e sotme, pas një aksidenti në Ksamil.

I riu ishte duke drejtuar një mjet tip furgon, ku u përplas me një makinë tjetër, në vendin e njohur si “Pema e Thatë”. Ai u nis menjëherë drejt spitalit me urgjencën, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të rënda dhe humbi jetën gjatë rrugës. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të saj.