Është publikuar foto e ushtarakut 25-vjeçar, i cili konfliktua fizikisht me një polic të Rrugores në Tiranë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:45 në rrugën e Elbasanit. Sipas njoftimit të policisë, Merson Ferizaj nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte dhe pas kësaj është konfliktuar me të.
Nga konflikti, efektivi i rrugores ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve. Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore. Shtetasi M. F. është shoqëruar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.




