Tentativa për të shuar sherrin mes dy personave rezultoi fatale për policin 28-vjeçar Redian Caushaj. I riu, prej orësh ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28-vjeçarit.

Ndërkohë policia ka arritur të arrestojë autorin 60-vjeçar, i cili e plagosi efektivin duke perfituar nga errësira u largua.

Caushaj u godit me thikë në qafë nga një prej personave të përfshirë në konflikt teksa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.