Armando Meshau dhe Rei Meta shihen duke u zënë me grushta me njëri-tjetrin në mjediset e një pike interneti.

Armando Meshau, 55 vjeç ka qenë  aty për të printuar dokumente kur është konfliktuar me Rei Metën, i cili ishte në po të njëjtin ambient.

Siç shihet edhe në fotot debati mes dy burrave ka degjeneruar me grushte ku shkak ka qenë një apartament.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, dje, (7 gusht) rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.