Është shtyrë seanca gjyqësore kundër ish-ministrit Fatmir Mediu, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për çështjen “Gërdeci”.

Shkak u bë kërkesa e prokurorisë pasi nuk ishte gati për të dhënë konkluzionet, ndërsa seanca tjetër u vendos më 9 maj ora 14:00.

Nga ana tjetër, avokatet e ish-ministrit kërkuan pushim të çështjes për efekt parashkrimi. Ndërkohë avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit në një prononcim për media tha se është e paarsyeshme që të mos jenë në seanca.

“Duhet të jemi pjesë e procesit deri në fund. Nuk e kuptoj pse gjykata e posaçme po vepron kështu.

Nuk arrijmë dot akoma ta kuptojmë pse. Por arsyeja që mendoj më shumë është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje që ne do i sillnim. ndërkohë që gjykata do t’i bjerë shkurt dhe nuk do detaje, arsye tjetër nuk kuptoj se mund të ketë.

Dëmi ekonomik erdhi nga shpërthimi. I njëjti shpërthim solli dhe viktima. Akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit nuk kanë sens”, tha avokati.