Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Kreshnik Farrukun i njohur edhe si Kreshnik Budlla, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Bradashesh, Elbasan, ka vijuar të mos e “zbatojë” këtë vendim, duke mbajtur të paraburgosur të shumëkërkuarin edhe këtë të martë.

Vendimi për arrest në shtëpi ishte marrë fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në kuadër të procedurës së ekstradimit të tij drejt Italisë. Megjithatë, edhe pas kalimit në instancën më të lartë gjyqësore dhe konfirmimit të kësaj mase nga Gjykata e Lartë, autoritetet e paraburgimit në Elbasan nuk kanë bërë ende asnjë lëvizje për të liruar Farrukun nga qelia dhe për ta transferuar në arrest shtëpie, siç parashikon vendimi gjyqësor.

Familjarët e tij e kanë cilësuar mbajtjen e tij ende në paraburgim cënim të lirisë dhe të drejtave të njeriut, ndërkohë nuk bëhet i ditur shkaku pse IEVP Bradashesh nuk ka zbatuat vendimin e Gjykatës së Lartë.

Një burim i besueshëm tha se veprimet IEVP i kryen bazuar në dokumentacionin ligjor që duhet të mbërrijë aty nga Gjykata e Lartë. Kështu që derisa të mbërrijë ky dokumentacion nuk mund të kryej asnjë veprim