Alma Kaçi ka lënë ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi është njohur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sikurse duket në fotot e siguruara nga LSA, Alma është përpjekur të mbulohet në maksimum duke vendosur, syze dhe një çantë para fytyrës së saj. Por vëmendjen e ka marrë kapelja e saj, e cila kishte të gdhendur numrin 69.