Ilir Alimehmeti kërkon rinumërimin dhe vlerësimin e votave për qarkun e Tiranës.
Në kërkesën e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, demokrati i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për rinumërimin e votavee po ashtu, për ndryshimin e rezultatit.
Alimehmeti ishte kandidat në listën e hapur të koalicionit opozitar, PD-ASHM, në qarkun e Tiranës. Ai dhe Jorida Tabaku ishin kandidatët me më shumë vota në listën e hapur të PD për këtë qark, por në fund mandati i vetëm i ftuar në këtë listë, shkoi për Tabakun.





