Një video e rëndë ka shokuar opinionin në vend, ku tregon një të moshuar që dhunohet nga një 29-vjeçar në Fier.
Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën botërore dedikuar ndërgjegjësimit dhe parandalimit të abuzimit me të moshuarit. Ky i fundit me iniciale O. T., ishte duke qëndruar në stolin e një parku kur u sulmua nga një 29-vjeçar me banim në Mallakastër.
Gazetarja Laureta Roshi deklaroi në emisionin “Shqipëria LIVE”, se 29-vjeçari është i njohur në zonë.
“Fakti që personi i moshuar nuk përpiqet të mbrohet dhe fakti që kur ka denoncuar ka thënë që nuk e njeh, tregon që mund të jetë një konflikt rastësor. Viktima është një qytetar nga Tirana. Ndërkohë sulmuesi është një person i njohur për zonën, kjo kuptohej nga komentet pas publikimit të videos. Për mua personi që e filmon është i pari që duhet t’i nënshtrohet një seance me psikolog pasi nuk i dridhet dora, ai e ka dokumentuar.”- tha gazetarja.