Një 16-vjeçar ishte autori i vendosjes së tritolit në një fasoneri në pronësi të një italianë, në zonën e Freskut, Tiranë.

I mituri ishte paguar nga Eduard Arapaj pas një konflikti që ky i fundit kishte me shtetasin italian. Por, duket se kjo nuk ishte hera e parë që adoleshenti e bënte këtë gjë. Raportohet se 16-vjeçari i ka vendosur tritol një banese në Allias, pasi ishte paguar nga një tjetër person.

Muaj më parë 16-vjeçari është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritol në një banesë në Allias dhe gjykata në atë kohë e liroi në masë më të butë për shkak të moshës. Njihet si person problematikë për zonën e Kamzës.