Ka nisur gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, ku pritet që SPAK të shprehet për parashtrimet e tyre.

Ish-bashkëshortët janë të dy në sallë, teksa Kryemadhi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, e shoqëruar nga avokati i saj. Nga ana tjetër, Meta ka parashtruar së pari kërkesën e radhës për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit, por GJKKO e ka rrëzuar menjëherë duke thënë se “vendimi për këtë është marrë më parë.” I pranishëm edhe njëri nga prokurorët e çështjes, Sotir Kllapi, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Meta dhe Kryemadhi kanë pretenduar se provat ndaj tyre janë marrë në mënyrë të paligjshme duke goditur vlefshmërinë e tyre. Ish çifti i bashkëshortëve janë marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.