Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati që i mori jetën biznesmenit Ardian Nikulaj 5 ditë më parë në Shënjgin.
Mësohet se një shtetas anglez ëhstë nën hetim, pasi dyshohet se mudn të jetë i përfshirë në gnjarje si informator. Dyshimet kanë lidnur, pasi ai ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar.
Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, pronari i hotelit në Shëngjin, ku qëndroi shtetasi anglez, ka thënë se pas ngjarjes ai është larguar menjëherë i shqetësuar dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.
“Nuk do të kthehem më kurrë në Shqipëri”, ka thënë ai mes të tjerash.
Nga verifikimet e sistemit TIMS, anglezi rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me 14 prill dhe është larguar mbrëmjen 19 prillit disa orë pas ngjarjes. Në Shqipëri ka qëndruar 5 ditë.
Pas vrasjes së biznesmenit Nikulaj, anglezi përdori dy taksi për të shkuar në aeroportin e Rinasit, fillimisht mori taksinë e parë nga Shëngjini në Fushë-Krujë dhe taksinë e dytë nga Fushë Kruja në Rinas.