Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë brutalisht në Suedi nga disa persona me kombësi arabe. Bëhet fjalë për Lauren Spahon nga Korça i cili së fundmi kishte emigruar drejt Suedisë dhe punonte në ndërtim.
Spaho kishte shkuar para rreth 7 muajsh në Suedi dhe gjeti vdekjen më 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë, por ngjarja u fsheh dhe nuk ishte bërë publike.
I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, gazetari Ervin Dushi zbuloi se familja ka hasur probleme në tërheqjen e trupit të të riut, pasi autoritetet kërkojnë që më parë të përfundojnë hetimet. Ai shtoi se nuk dihet ende për se Laureni u vra, pasi ai nuk kishte konflikte. Ai zbuloi se ishte kthyer në Suedi, për të mos qëndruar larg të dashurës së tij.
“Babai nuk po lejohet të hyjë në Suedi që të marrë trupin. Ka ndalim hyrje për arsye të mëparshme dhe nuk lejohet. U bëj thirrje autoriteteve të ndërhyjnë. Ai nuk po lejohet të marrë trupin. Po shtyhen me procedura, burokraci. Autoritetet suedeze kërkojnë të përfundojnë procedurat hetimore për vrajsen e tij dhe nuk p oe lejojnë as tërheqjen e trupit.
Laureni së fundmi ishte kthyer në Suedi për të mos qëndruar larg një vajze me të cilën kishte një lidhje. Ai nuk do nte të jetonte më në suedi, nuk gjente veten, nuk ishte vend që e donte. Ai punonte me të atin në ndërtim, ku ky i fundit ishte elektriçist.”- tha gazetari.