Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis janë takuar ditën e sotme në Derviçan.
Kryeministri grek po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, teksa më herët ishte në Himarë. Ai është pritur me duartrokitje nga banorë të shumtë të minoritetit ndërsa Rama pohoi se e mbajti premtimin, duke e sjellë Mitsotakis në Shqipëri.
“U thashë që do ua sillja? Ja e solla”, tha Rama.